VIZIONI
VIZIONI I KOMPANISE “EURO-PETROL”:
Eshtë ndër kompanitë tregëtare dhe ndërtuese më konkurruese në Shqipëri.
MISIONI
Kompania “Euro-petrol”, është kompani tregëtare, ndërtuese dhe investiture: Nëpërmjet tregëtimit të karburanteve,ndër më cilësorët në llojin e vet, shërbimit social përmes një lokali cilësor,bare-restorante, hoteleri në mjedis të qetë e gjelbërues, sëshpejti qëndra rezidenciale turistike,në bregdet, për të mundësuar një jetë komode, rehati, argetim dhe kënaqësi.
VLERAT E KOMPANISË “EURO-PETROL”
- Jemi në ndryshim e perfeksionim të vazhdueshëm:
Në mënyrë konstante prezantojmë ide për përmirësimin cilësor të shërbimeve, sipas përvojës më të mirë botërore.
- Jemi një kompani që mëson.Në asnjë moment nuk mungon dëshira dhe aftësia e çdo pjestari të kompanisë, kudoqoftë dhe në mënyrë të shpejtë ta konvertojë në veprim.
- Zgjedhim, frymëzojme, dëgjojmë:
- Zëri i klientit është zeri i ndërgjegjes për punonjesit, manaxherët e bashkëpunëtorët. Çdo dëshirë e klientit konsultohet dhe përfshihet në vendimmarrje.
Në mënyrë konstante organizohen mbledhje stafi dhe shpejtë vendosim në idetë më të mira për t’u zbatuar.
- Vleresojmë kapitalin intelektual.
Udhëhiqemi nga parimi se sa herë që punësojmë dikë, kërkojmë të jetë më i mirë se ata që kanë qenë më parë, ndryshe s’kanë ç’na duhen njerëz të tjerë.
Demonstrojmë 4 E-të e Lidershipit:
- Jemi Energjik – burim të pashtershëm energjie dhe dëshire të fortë për veprim, për të konvertuar idetë e mira në performancë dhe menjëherë në rezultat të matshëm
- Transmetojmë Energji – frymëzojmë, mobilizojmë njerëzit të veprojnë dhe të pasqyrojnë cilësitë më energjike në shërbim.
- Frymezojmë Epërsi – përcjellim shpirt konkurrues dhe besim.
- Ekzekutojmë rezultate – oriontohemi nga rezultati. Gjithçka e bërë ka vlerë të vogël, nëse nuk prodhohet rezultat.
- Minimizojmë burokracinë në maksimum.
Parimi ynë është:Burokracia vret “energjinë”, është armiku i shpejtësisë, produktivitetit dhe rezultatit
- Sheshojmë barrierat hierarkike..
Zvogëlojmë dhe ulim nivelet e hierarkisë. Drejtimi, vendimarrja, përgjegjësia është në dorë të atyre që e relizojnë detyrën dhe jo të planifikuesve në zyra.